Brenda sallës së operacionit me Dr. Ilir Hasanin dhe Dr. Dalip Jahjën


Reportazh brenda sallës së operacionit nga Liridona Vejseli!

Trak trak, trak ja vetëm këto zhurma të lehta, zhurmat e përgatitjes së instrumenteve, vetëm këto dëgjohen… nga dhoma e veshjeve ku personeli i qeshur e me shakatë në maje të gjuhës, sa afrohej më afër sallës së operacionit ndryshonte edhe pamja në fytyrën e tyre!

Vazhdonin trak, trak tingujt e tyre n’koordinim t’mahnitshëm nga tekniku tek motrat medicinale, e ndjekja e vazhdueshme nga mjekët që do t’a kryejnë operacionin. Si shkon përgatitja… a është përgatitur komplet salla. Teksa vështroja me kujdes tenksioni i reflektorve sa vjen dhe rritej!

“Liridona”, ma pret hutimin Dr. Hasani, ky nuk është operacioni më i vështirë që e kemi bërë… Kemi kaluar intervenime që kanë zgjatur mbi tetë orë, e ato mund t’i përmendim! “Numri i operacioneve në ditë nuk është tregues, ka intervenime t’vështira me kohëzgjatje, e adrenalina gjithmonë ma kaplon trupin”, vazhdon më tej Dr. Hasani teksa rikthehet përsëri tek dhoma e pritjes së mjekëve deri sa t’fillojë intervenimi. Afrohet edhe doktor Dalip Jaja, shef i Repartit Ortopedik, përshëndetemi, derisa vazhdojnë të konsultojnë detajet për intervenimin e pacientit…

“Pacienti gati” konfirmoi njëra nga motrat medicinale, teksa Dr. Hasani dhe Dr. Jaja kryenin procedurat e dezinfektimit… Larja e duarve deri n’berryl për 5 minuta, veshja e uniformave dhe drejtohen drejt sallës!

Tani tensioni rritet ndizen reflektorët, qetësia mbizotëron e pjesa e operacionit për syrin e lirë të njeriut është e pashpjegueshme, arrijnë që ta sjelli njeriun nga vde*kja, e ta kthejnë përsëri në gjendje normale!

Vazhdonte heshtja të ishte totale. Fokusimi i vetëm i vëmendjes ishte në boshtin kurrizor në mes të sallës. Pjesa e sipërme ishte hequr, dhe anët e tjera ishin mbuluar nga garzat të mbuluara me gjak duke formuar një gyp në pjesën e brendshme të shpinës. Më dukej sikur një lëndinë e mbuluar me lumej e me plot pengesa të bardha! Drita e reflektorëve të bën të shikosh gjithçka edhe nga distanca ku ndodhesha unë! Nuk kisha parë kurre diçka që më dukej kaq e pamundur për t’u realizuar syte e mi s’e largonin vëmendjen!

Dy mjekët ishin duke u përkulur mbi shpinë, secili prej tyre lëvizte me instrumente të gjata dhe të ngushta para dhe mbrapa brenda hapjes. Një infermiere po i ndihmonte një tjetër po qëndronte disa jardë larg dhe shikonte. Një tingull i pëshpëritur i lëshuar nga një prej instrumenteve, si tingulli i prodhuar nga mjeti që një dentist i përdor për të thithur pështymën nga goja e një pacienti. Pranë nesh ishte një monitor që tregon një imazh të zgjeruar të ndërhyrjes. Në mes, një gropë ishte nxjerrë jashtë e disi e çuditshme!
Sytë e mjekëve ishin drejtuar të mprehtë mbi përfundimit të ndërhyrjes ngadalë po kthehej buzëqeshja në fytyrën e personelit, e më pas edhe të dy mjekëve e kjo më jepte konfirmimin se operacioni përfundoj me sukses…


“Si ndiheni”, i pyeta mjekët!
Më buzëqeshën dhe më bënë shenjë se gjithçka shkoj me sukses!
“Po cila është ndjenja, ajo ndjenja që kaloni kur e dini që dikujt i keni shpëtuar jetën?”

“Të thashë që unë e jetoj këtë profesion, është vetë pjesa e jetës sime… pas operacioni më ndodhë që nga adrenalina e lart kur përfundon e gjitha pas operacioneve të vështira e të gjata, kërkoj pak qetësi të qëndroj i qetë të pi një kafe, pak kohë ta marr veten” vazhdon Dr. Hasani për në dhomat e zhveshjesh…
Korridori i gjatë dritat fiken dhe ndjenja e krenarirë shoqëron udhëtimin n’korridor të dy mjekëve që vazhdojnë t’i kthejnë pacientët n’jetë!

Baby Boo