Brenda qelive “VIP”, pamje ekskluzive nga burgu i Shkodrës (VIDEO)”


324 efektiv policie në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës aktualisht kujdesen vetëm për një maçok të quajtur Miço.

Ky burg është ndërtuar për të akomoduar persona të paraburgosur dhe të dënuar nga ata për krime ordinere deri tek të burgosurit VIP, të cilët do të priten me kushtet e një hoteli me “4 yje”.

Gazetari i “Report Tv” Arsen Rusta, ka vizituar ambientetet e brendshme të këtij institucioni duke ju sjellë për herë të parë pamjet ekskluzive nga ato çka nuk është transmetuar deri më tani e deri tek pamjet e qelisë VIP me tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, e deri tek pajisja që dedekton dhe bllokon valët e telefonisë ceululare.

“Është ndërtuar me fondet e BE dhe qeverisë shqiptare. Përurimi i këtij institucioni është bërë dy ditë më parë”, sqaron Drejtori i burgut, Gëzim Selimi.
“Kemi ndërmarrë një mision të vështirë, por jo të pamundur”,- shton ai teksa tregon nga afër ambientet e burgut.
“Të gjithë personat që do vijnë këtu do të trajtohen si VIP-a”, shton drejtori.

Specialen mbi qelitë “VIP”, ambintet e brendshme dhe funksionimin e këtij institucioni do ta ndiqni pas çdo edicioni lajmesh në “Report Tv”.

Baby Boo