Brenda një nate kemi dy ngjarje në perëndim!


Njëri shumë më i madh dhe me i keq, në Zelandë të Re ku si pasojë mbeten rreth 49 njerëz dhe mbi 50 te lënduar.

Dhe tjetri, në Norvegji, që gruaja e ministrit të drejtësisë ka dëmtuar veturën e burrit të saj për t’i fajësuar refugjatët dhe migrantët.

Shumë ekspertë dhe analistë botëror treguan se ngjarjet e tilla po ndodhin si pasojë e një gjuhe të të djathtëve të cilët po i demonizojnë të huajt, dhe për gjuhën nacionaliste që po përdorin për të treguar se kinse janë.

Pra, edhe perdorimi i gjuhës jo adekuate ne rrjete sociale është një shtytës i madh, një nxitës i madh për kryerjen e ngjarjeve të tilla.

Edhe në vendin tonë kjo dukuri është shumë e theksuar. Gjuha zë vend te një pjesë e madhe e shoqërisë sonë. Jo rrallëherë linçohen publikisht persona të caktuar, për punën që ata bëjnë apo për atë se çka përfaqësojnë.

Zana Avdiu

Baby Boo