Brenda burgjeve: Nuk dallohet se çfarë servohet, janë të pëziera ushqimet! (Foto)


“Vetëm ditën e premte e dimë që na servohet groshë, sepse e dallojmë nga kokërrat, ditëve të tjera është e vështirë ta dallojsh se çfarë ka në menu, janë të përziera ushqimet, nuk mundesh ta konsumosh” – vazhdon rrëfimin e tij i dënuari D. në burgun e Manastirit.

Për ushqimin as që mund të diskutohet, nga ato kazanë të mëdhej që kundërmojnë erë të rëndë, nuk të bëhet mendja të marrish porcion me ushqim, thonë të dënuarit.

Çdo te burgosuri i takojnë 2500 kalori ushqim në ditë; kurse ata nuk marrin as 500 kalori. Për këtë qëllim ndahen edhe mjetet nga Qeveria.

Kur bëhet fjalë për bukën, drejtoria mundohet që të përfitojë në maksimum,  i shërben me bukë që ka kaluar tre ditë nga dita e daljes prej fure, të njejtën bukë e blen për vetëm 5 denarë, 15 denarët e tjerë shfrytëzohen nga drejtoria!

“Me atë bukë mundet që t’i thejsh dhëmbët, nuk mundesh as ta coptosh, nuk bëhet fjalë për ta ngrënë” thotë për Pa Cenurë i dënuari me 5 vite burg T.

Përfitimet që bëhen nga ushqimi i të dënuarve është i pa tolerueshëm, Avokati i Popullit,  organizata të ndryshme jo qeveritare dhe të huaja kanë raportuar për kushtet e rënda në burgjet e Maqedonisë, por kërkohet zgjidhje urgjente për përmirësimin e kushteve për të dënuarit!

 

 

Baby Boo