Branko Gerovki pret hetimin për reketimin e bizneseve


Kanë vazhduar edhe ditëve të fundit reagimet dhe kundër-reagimet mes gazetarit Branko Gerovski dhe përfaqësuesve të 1TV-së në lidhje me shkrimet e Gerovskit për raste reketimi. Gerovski në serinë e shkrimeve “Koki, Kiki” flet me pseudonime për persona të caktuar të pushtetit dhe medias dhe raste të reketimit të biznesmenëve të caktuar. Bojan Jovanovski nga 1TV ditë më parë u deklarua se është ai personi për të cilin Gerovski shkruan por hodhi poshtë historitë si të pavërteta. Gerovski për Alsat thotë se pret konkluzionet e organeve të hetuesisë për historitë në fjalë.

Besoj se pjesa më e madhe e rasteve janë të vërteta por si gazetar nuk posedoj as resurse dhe as autorizim ligjor që këto raste të zbardhen. Përfaqësues të organeve të hetuesisë tashmë janë deklaruar se ndërmerren aktivitete në këtë drejtim dhe ja, të shohim se çfarë do të dalë nga e gjithë kjo. Paralajmëroj se vetënjohjet vullnetare të personave të caktuar në personazhet e historive të mia janë jashtë kontrollit tim- deklaroi Branko Gerovki.

Kryeministri Zaev disa ditë më parë në pyetjet e deputetevë në Kuvend deklaroi se është “pro” zbardhjes së plotë të rastit.

Më vjen mirë që bëhet hetim në bazë të informacioneve nga opinion ose paraqitje konkrete. Dhashtë Zoti të ketë edhe dëshmi për këtë dhe të zbardhet sepse edhe te unë por besoj edhe te ju është e hidhur ndjenja kur ka një gjë të tillë. Nuk kam dëgjuar për ndonjë ish kryetar. Qëndroj i gatshëm nëse duhet të ndihmoj, të udhëzoj institucione qoftë funksionar i tanishëm, ish funksionar, biznesmen ose ndërmarrës, kushdo qoftë. Kjo është një arsye më shumë që të jap kontributim tim kundër reketimit dhe luftës kundër korrupsionit- deklaroi Zoran Zaev.

Gerovski njofton se seria e teksteve të tij me këto histori do të vazhdojë kurse shtoi se nuk do ta ndalojnë kërcënimet të cilat kishin ardhur së fundmi në adresë të tij.

Baby Boo