Bozhinovska e “Natës së Thikave”, këshilltare e Bujar Osmanit


8 muaj nga marrja e detyrës, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se në dikasterin që ai drejton, nuk ekziston dokument strategjik afatgjatë për politikën e jashtme.

Unë nuk kam gjetur në Ministrinë e Jashtme dokument, strategji qoftë për një periudhë 3 vjeçare, 5 vjeçare apo 10 vjeçare”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Dhe tani për të hartuar një strategji 10 vjeçare, Osmani do të konsultohet me një Këshill strategjik për politikë të jashtme me 26 të përzgjedhur nga vet ai Osmanit, që për angazhimin e tyre nuk do të paguhen. Në mesin tyre janë edhe : Sërgjan Kerim, Arben Ratkoceri, Luan Starova, Llazar Elenovski, Ivana Tufekxhiq, Rizvan Sulejmani dhe Valentina Bozhinovska. Angazhimi i ish Drejtores së Komisionit për marrëdhënie me komunitetet fetare, Valentina Bozhinovska ka shkaktuar reagime të shumta. Opinioni e mban mend fjalimin e saj kërcënues “nata e thikave” gjatë një tubimi para KSHZ-së në vitin 2016 dhe është skeptik se ajo mund ta përmirësojë pozicionin e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Më pyesin çfarë po ndodhë Valentina?! Iu them se kjo natë është nata e thikave. Kjo natë është ose nata e arsyes ose e çmendurisë së një personi, tradhëtarit të fundit maqedonas, Zoran Zaev”, deklaronte Valentina Bozhinovska, anëtare e Këshillit strategjik (16.12.2021).

I pyetur për angazhimin e Bozhinovskës, Osmani në “Rruga Drejt” tha se ajo do t’i ndihmojë debatit të larmishëm brenda Këshillit strategjik.
Kam qenë i vetëdijshëm për pikëpamjet kundërthënëse, të cilat mund të ngrisin zhurma..”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Duke ironizuar me listën Arben Taravari nga ASH tha se listës i mungon vetëm Llatasi që mozaiku të jetë i plotë.

Baby Boo