Bota arabe thërret kthimin në namaz të muslimanëve me ezanin e kënduar prej shqiptarit nga Shkupi


Ezani i kënduar prej artistit nga Shkupi, Mevlan Kurtishi, i cili ka edhe njërin nga zërat më të bukur për leximin e Kuranit në Botë, është transmetuar para pak çastesh në ndërtesën më të madhe në botë BURJ KHALIFA, në Dubai, ndërtesë e cila është 830 metra e lartë. Këndimi i ezanit është shoqëruar edhe me ndriçime LED dhe me mbishkrime të teknologjisë më të fundit.

Njëkohësisht edhe në qendrën tregtare më të madhe në Botë, Dubai Mall.
Ezani me zërin e mrekullueshëm të Mevlanit është lëshuar gjatë namazit të Jacisë, për të ftuar besimtarët në namaz, me shpresën se lufta me pandeminë nga Covid19 po përfundon. Andaj është shoqëruar me hashtagun #EjaniNëNamaz
Ezani është dëgjuar thuajse në të gjithë DUBAIN.
Ai është në përfundim të studimeve për Shkencat Islame dhe artist tepër i vlerësuar dhe i njohur për interpretimin e ilahive.

Isha’a Prayer Adhan in the voice of Mevlan Kurtishi with a special LED show at
#BurjKhalifa Mevlan Kurtishi

https://www.facebook.com/102627429803979/videos/570116753871975

Baby Boo