Bosnja dhe Hercegovina diskuton sot për njohjen e pavarësisë së Kosovës?


Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic ka kërkuar që sot të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku pritet të diskutohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se kjo kërkesë vjen pas njoftimit të Milorad Dodik, se ai do të kërkonte një seancë në lidhje me zhvendosjen e ambasadës së Bosnjë dhe Hercegovinës nga Tel Aviv në Jeruzalem.
“Nëse me të vërtetë na intereson mbështetja amerikane. Pse mos ta bëjmë. Është një mundësi e mirë që BiH ta zhvendosë ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem”, tha dje Dodik.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Komsic, i cili ka thënë se përfaqësuesi serb në Presidencë ka konflikt me administratën amerikane, dhe kështu po dëshiron të fsheh një fakt të tillë, përcjell Gazeta Metro.
“Dodik do të donte të ishte kundër NATO’së, të kundërshtonte luftën e përbashkët të BiH dhe SHBA kundër terrorizmit, të refuzonte vëzhguesit Amerikanë në zgjedhje, kështu që nuk ka asnjë njeri në Bosnjë dhe Hercegovinë që të jetë më shumë kundër interesave amerikane. Në këtë mënyrë, ai dëshiron që ai të fshehë konfliktin e tij me administratën amerikane dhe nuk ka asnjë histori në lidhje me propozime të tilla populiste”, tha Komsic më herët.

Ndërkaq, kreu i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Sefik Dzaferovic ka thënë se propozimi i Dodikut as që do të diskutohet në këtë seancë.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, ku në pikën e fundit të kësaj marrëveshje Izraeli dhe Kosova do ta njohin njëra tjetrën dhe shteti kosovar ta hap ambasadën në Jerusalem.
Kurse Serbia në pikën e fundit të marrëveshjes detyrohet që ambasadë nga Tel Aviv ta bartë në Jerusalem.

Baby Boo