Bosi i mafias ruse masakrohet me thikë nga tri vajzat e tij, pasi kishte abuzuar seksualisht me to


Një bos mafioz u godit me thikë nga tre bijat e tij, pas viteve të torturës dhe abuzimit seksual.

Sipas mediave të huaja, adoleshentet Kristina, 19 vjeç, Angelina, 18 vjeç dhe Maria, 17 vjeç, janë akuzuar për vrasjen e babait të tyre Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç, në Moskë.
Raportet e abuzimit të tmerrshëm të supozuar që kanë vuajtur kanë dalë pasi trupi i Khachaturyan u gjet me ‘dhjetëra’ plagë të thikë në bllokun e banesave të familjes.

Policia në Moskë u tha gazetarëve se të gjitha motrat ranë dakord të vrisnin bashkërisht babanë e tyre, duke pretenduar se vuajtën abuzime të tmerrshme nga një njeri i cili thuhet se ishte i varur nga droga.

Nëse dënohen, ato mund të dënohen deri në 15 vjet burg.

Kristina thuhet se i tha policisë: “E urrenim dhe donim që të ndodhte vetëm një gjë – që ai të largohej dhe të mos kthehej kurrë”.

Motrat gjithashtu kanë thënë se në ditën e sulmit ai i kishte kërcënuar me thikë në banesën e tyre pranë autostradës Altufievskoe në Moskë.

Një nga motrat e kishte rrëmbyer thikën dhe e kishte therur atë, dhe të tjerat u bashkuan me sulmin, pohohet në një raport të policisë.

Baby Boo