BOSHNJAKOVSKI: Zaev dhe Dimitrov janë në një vijë për emrin


Qeveria i ka hedhur poshtë pohimet për gjoja ndarje dhe mosmarrëveshje. Pohon se është unike dhe me përkushtim punon në zgjidhjen e kontesteve, si dhe në përforcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Siç thotë për MIA-n zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, nuk ekzistojnë kurrfarë ndarjesh në Qeverinë e Zaevit.

“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe përbërja e përgjithshme e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë në linjë të njëjtë dhe unike, fuqimisht të përcaktuar dhe përkushtuar në zgjidhjen e kontesteve dhe përforcimin e dinjitetit dhe identitetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thotë Boshnjakovski.

Sipas tij, Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj së bashku veprojnë në përmbushjen e identitetit strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimit në NATO dhe BE dhe përmes atij procesi të sigurimit të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Baby Boo