Boshnjakovski: Respektohen rekomandimet për fushatën e referendumit


Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski sot deklaroi se respektohen plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në fushatën për referendumin e ardhshëm.

“Aktivitetet tona të përditshme janë të lidhura me interesin strategjik të vendit dhe kështu kanë qenë 27 vitet e fundit që nga pavarësia e Maqedonisë. Ne nuk kemi një Qeveri që nuk kishte prioritet dhe interes për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. Qeveria ka ndarë 400 mijë denarë për të promovuar përfitimet e anëtarësimit në NATO dhe në BE në rrjetet sociale dhe këtë do ta bëjmë brenda aktiviteteve aktuale”, tha Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në një konferencë të rregullt për shtyp në qeveri./Pacensure

Baby Boo