Boshnjakovski: Nuk do të ndryshohen himni dhe simbolet e shtetit


Nuk bisedohet, as që do të bisedohet me Greqinë për ndryshimin e himnit të Maqedonisë apo ndonjë simbol tjetër shtetëror, u përgjigj zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, në pyeten e gazetarëve se me marrëveshjen me Greqinë do të ndryshohen himni dhe simbolet shtetërore

“As në të kaluarën, as tani, as në të ardhmen nuk do të bisedohet për ndryshimin e himnit të Republikës së Maqedonisë. Ajo qëndron ashtu si është”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Ai gjithashtu tha se nuk është biseduar as për simbolet tjera, edhe se nuk ka asgjë jashtë nga ajo çka është thënë zyrtarisht.

Baby Boo