Boshnjakja fiton be*tejën ligjore 20 vjeçare, heq kishën serbe nga oborri


Më 5 qershor, nisi shembja e një Kishe Ortodokse që ishte ndërtuar ilegalisht në pronën e një gruaje muslimane të Bosnjës. Kisha ishte ndërtuar në fshatin Konjeviq Polje në pjesën e kontrolluar nga entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në tetor të vitit 2019, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, urdhëroi shembjen e Kishës, që ishte ndërtuar ilegalisht në pronën e Fata Orloviqit. Kjo e fundit, ishte detyruar që të largohej nga shtëpia e saj gjatë lu*ftës më 1992-1995.

Më 1993 serbët kishin dë*buar banorët muslimanë të këtij fshati për në Srebrenicë, që ishte zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, por që dy vjet më vonë, rreth 8.000 burra dhe djem muslimanë u vr*anë. Kjo konsiderohet si mizoria më e tm*errshme në Evropë, që prej Lu*ftës së Dytë Botërore. Dy gjykata ndërkombëtare, ma*sakrën në Srebrenicë, e kanë cilësuar si gje*nocid.
Bashkëshorti i Fatas, së bashku me 20 anëtarë të tjerë të familjes, ishte vrarë nga forcat serbe në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Fata Orloviq, që tashmë është 78-vjeçare, dhe 13 anëtarë të tjerë të familjes, kishin arritur t’i shpëtonin ma*sakrës, por më pas kur u kthyen në shtëpi, e panë se vetëm disa metra nga shtëpia e tyre, kishte nisur ndërtimi i një kishe.
Gjykata vendosi se ndërtimi i kishës më 1998 ishte ilegale dhe urdhëroi autoritetet që të sigurohen që ky objekt do të shembej.

Vajza e Orloviqit, Hurija Kariq tha se shembja e kishës ishte “fitore për nënën time dhe për të gjithë familjen, si dhe fitore për gjithë Bosnje dhe Hercegovinën”.
Që prej vitit 2000 kjo familje ka zhvilluar beteja gjyqësore për shembjen e kësaj kishe.
Ky rajon është kontrolluar nga serbët që prej përfundimit të luftës, kur Bosnja u nda në dy entitete – Federata e mslimanëve dhe kroatëve dhe entiteti i udhëhequr nga serbët, që njihet edhe si Republika Srpska. Këto dy entitete kanë qeveritë e tyre përkatëse dhe kanë edhe institucione të përbashkëta qendrore.

Baby Boo