Boshkovski dhe Grujoski në liri, presin të përfitojnë të drejtën për azil në Greqi


Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski, të akuzuarit kryesorë në rastin “Target-Fortesa” nga PPS, janë në liri, kanë qëndrim të rregulluar gjashtëmujor në Greqi, posedojnë letërnjoftime të përkohshme dhe kanë aplikuar për azil.

Me këtë dëshmi para trupit gjykues doli avokati i tyre mbrojtës, Petar Vasilev, duke thënë se ata dy më datë 13 qershor kanë kaluar intervistën e parë, janë në pritje të intervistës së dytë për azil dhe se shumë shpejt ndoshta ata do ta fitojnë të drejtën për azil në Greqi.

Vasilev në gjykatë njëherit siguroi edhe dokumentin gjyqësor të përkthyer maqedonisht nga Gjykata Supreme e Greqisë, ku Boshkovski dhe Grujevski më datën 18.05. lirohen nga paraburgimi. Tha se Gjykata Supreme greke i ka liruar ata për shkak të abolimit të presidentit të Maqedonisë, Ivanov, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të tërhiqet. Nuk tregoi detaje se çfarë vendimi ka marrë Gjykata Supreme e Greqisë në lidhje me përmbushjen e kushteve për ekstradimin e tyre në Maqedoni.

Edhe avokatët e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe të Vallentina Simonovskës, kërkuan që të ndërpritet procesi gjyqësor ndaj tyre për shkak të abolimit të përfituar nga presidenti Ivanov. Trupi gjykues vendosi që ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, po ashtu e akuzuar në këtë rast, të gjykohet ndaras për shkak të pushimit të hapur mjekësor për shtatzëninë. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 31 gusht.

Në ndërkohë, në Gjykatën Penale në Shkup u shty për më 28 qershor edhe gjykimi për rastin “Titanik 3” për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve në gjykatë, i cili u tha se ai duhet të jetë i pranishëm në seancën kuvendore kushtuar miratimit të nevojës për ratifikimin e marrëveshjes Greqi – Maqedoni.

Baby Boo