Borrell: “Duam hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut këtë vit”


Pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përforcuar mesazhin lidhur me pritshmërinë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarêsimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti.

“Ne zhvilluam një diskutim të gjatë mbi Ballkanin Perëndimor përtej politikës së zgjerimit. Bëhet fjalë për forcimin e aksioneve politike të Bashkimit Europian në rajon dhe përfshirjen e partnerëve tanë në rajon në politikën tonë tê jashtme të BE-së. Ne dëshirojmë të shohim mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresë gjatë kësaj presidence të Bashkimit Europian, para fundit të vitit. Nêse ne nuk do ta bëjmë këtë, kjo do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian” ka deklaruar Josep Borrell.

Baby Boo