Borisov: “Të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë për momentin e urrejnë Bullgarinë”


Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në mbledhjen e djeshme të Partisë Popullore të Evropës (EPP) në Ljubljanë ka dërguar kritika të ashpra drejtuar presidenti bullgar Rumen Radev dhe qeverisë teknike në Bullgari, përcjell Alsat. Sipas Borisov, ka kaluar shumë kohë nga bllokada bullgare dhe kjo sipas tij ka shkaktuar tensione në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, por tensione edhe mes Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë.

“Bullgarisë i kanë ikur shumë muaj për të shpjeguar pozicionin e saj”, tha Borisov duke shtuar se “breza të rinjsh maqedonas dhe shqiptarë aktualisht e urrejnë Bullgarinë”.
Borisov është kategorik se një kompromis duhet dhe mund të arrihet, me çka do të zhbllokohet rruga e Shkupit dhe Tiranës drejt BE-së.

Sipas tij, në Samitin e sotëm mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Radev “do të gënjejë edhe një herë”.
“Ai gjithmonë premtonte se çështja do të zgjidhej pas zgjedhjeve, por pas cilave zgjedhje? Atëherë nuk do të varet nga ai, por nga partitë politike në pushtet”, shtoi Borisov.

Baby Boo