Borell: Izraeli e ka finansuar Hamasin


Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha sot se Izraeli financoi krijimin e grupit militant palestinez Hamas, duke kundërshtuar publikisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka hedhur poshtë pretendime të tilla.

Kundërshtarët e qeverisë izraelite dhe disa nga mediat botërore akuzojnë qeverinë Netanyahu se ka fuqizuar Hamasin për vite me radhë, duke përfshirë lejimin e financimit të Katarit për Rripin e Gazës.

“Po, Hamasi u financua nga qeveritë izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë gjatë një fjalimi në Universitetin e Valladolidit.

Borrell tha se krijimi i një shteti palestinez është e vetmja zgjidhje që çon në paqe.

“Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete e imponuar nga jashtë do të çojë në paqe, edhe pse Izraeli insiston ndryshe,” tha ai.

Baby Boo