Borë në Maqedoni: Ja sa centimetra borë ka ra në Kodrën e Diellit


Shi i dobët po bie në të gjithë Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Kodrën e Diellit bora ka arritur trashësinë në 40 centimetra.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në ditët në vijim, moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të herëpashershëm, në viset malore do të ketë reshje bore, ndërsa temperaturat e ajrit nuk do të ndryshojnë shumë në krahasim me ato aktuale dhe do të rriten në interval nga 6 deri në 14 gradë./TS

Baby Boo