“Bombë” e re: Protugjer: Jepi Kires të dhëna për ciganët, sot të mbaroni me pagesën


Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot është dëgjuar “bombë” e re si dëshmi për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me manipulime zgjedhore në vitin 2011 ose 2013, për të cilën janë të akuzuar udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, në krye me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Bisedat e përgjuara të cilat sot dëgjohen në Gjykatë, kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur më 5 qershor të vitit 2011.

Pesë ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, shefi i kabinetit të atëhershëm të kryeministrit Gruevski, i lajmërohet ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe i jep detyrë.

“Jepi Kires të dhëna për ciganët, sot patjetër duhet të mbarohet me pagesën. I dhashë afat deri sot Kires”, i thotë Protogjer Janakiesit.

Pastaj në bisedë mes Janakieskit dhe sekretarit të ish përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovskit bisedohet për bartjen e votuesve në mënyrë të organizuar nga Italia.

“Mile, e jotja është ideja gjeniale që të bartim votues me autobusë nga Italia?”, e pyet Bozhinovski ministrin Janakieski.

Ai i arsyetohet duke i thënë “Martini më tha”.

Pas kësaj, Bozhinovski, llogaritë dhe thonë se në atë mënyrë do të vinin 300 votues, pas së cilës ndërpritet biseda.

Baby Boo