“Bombat”, Milloshovski: Bisedën me Vangellovskin e ka regjistruar DSK-ja


Në dy statuse në Facebook këto ditë, deputeti Antonio Milloshoski drejtoi gishtin në DSK për përgjimet e paligjshme në vend. Qëndrimi i tij vjen pasi të shtunën u dëgjuan pesë biseda të përgjuara, ku dëgjohet zëri i tij dhe zëri i ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Dëgjohet se si Milloshoski në “bombat”, eventualisht intervenon për rast gjyqësor, në të cilin është përfshirë babai i tij. Sipas Milloshoskit, bisedat janë regjistruar në DSK në vitin 2011, derisa në krye të saj ishte Sasho Mijalkov. Por, vetëm tre vjet më parë, Milloshoski kishte një qëndrim plotësisht ndryshe se kush po përgjonte në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Në vitin 2017, në një intervistë për Insajderin serb, ai tha se Zoran Verushevski kishte përgjuar edhe në vitin 2001, si dhe kur shpërtheu skandali i bombave në vitin 2015.

Dhe tani përsëri i njëjti njeri në vitin 2014, 2015 e bëri të njëjtën gjë. Kam vërejtje për shërbimet sekrete maqedonase. Si mundet që një person që nuk është pjesë e strukturës zyrtare të policisë sekrete të përgjojë dhe të përdorë materiale të tilla të paligjshme për qëllime politike- shkruante Antonio Milloshoski, deputet.

Nëse Milloshoski tani e konfirmon vërtetësinë e regjistrimit me Vangellovskin, i cili ishte postuar në internet katër ditë më parë, në vitin 2017 në intervistë pohonte se materialet e përgjuara janë të prera dhe të ngjitura, një tezë që u lëshua më pas në opinion nga partia e tij VMRO – DPMNE.

Është shumë e lehtë për njerëz që janë të shkathtë në zbulimin e bisedës tuaj me motrën, nënën apo shoqen tuaj më të afërt, të bëjnë montazh ku do t’ju nxjerrin nga konteksti dhe t’ju paraqesin në mënyrën siç duan ata. Sepse personalisht dëgjova materiale që kishin të bëjnë me mua dhe mund të them se janë të montuara shumë mirë- tha Antonio Milloshoski- deputet.

Antonio Milloshoski ishte pjesë e pakos së bombave të Zaevit e që kishin të bëjnë me biseda mes tij, Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit rreth negociatave për emrin. Por, edhe Milloshoski dy javët e kaluar publikoi biseda të përgjuara për liderin e LSDM-së, me pohimin se në to dëgjohet se si ish kryeministri porosit aktgjykime, por edhe se e ka ditur për mënyrën joligjore të financimit të televizionit 1TV të Boki 13.

Baby Boo