“Bombat”, Mickovski fton në debat Zaevin


Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski fton Zaevin në debat televiziv me Milloshoskin, pas bombave të publikuara në Youtube për deputetin e VMRO-së.

“Bëhet fjalë për një gënjështër të madhe dhe brutale që e thotë. Besoj se i kanë thënë, pasi i ka publikuar se ato duhet të përfundonin në prokurori dhe të mos publikoheshin në Youtube, prandaj ka reteruar nga qëndrimi. Besoj edhe më tej do të vazhdojnë në publik të paraqiten materiale të këtilla. Meqë ik prej meje të dalë në debat do të ishte më mirë të paktën të pranojë me Milloshoskin të dalë në debat në ndonjë media dhe të flasin për gjërat që mes tyre si duket janë të pathëna.”

Mickoski nuk komentoi në mënyrë konkrete përmbajtjen e këtyre materialeve duke thënë që këtë tashmë e ka bërë Mickoski por tha se politikanët në parim nuk duhet të ndërhyjnë në punën e Prokurorisë dhe gjykatësve ashtu siç përmendi disa raste kur, sipas tij, këtë e ka bërë Zaevi.

Baby Boo