Boksieri shqiptar nokauton keq serbin Mitiq


Boksieri shqiptar Ferit Keta fitoi me nokaut në raundin tretë ndaj rivalit serb Slavolub Mitiq, sfidë e zhvilluar në Maltë.

Kjo është fitorja e 13-të me radhë për boksierin 30-vjeçarshqiptar, që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist.

Një duel i dominuar nga Keta, të cilit i mjaftuan 3 raunde për të hedhur në dysheme rivalin serb, që pësoi humbjen e 10-të në karrierë (ka edhe 10 fitore).

Goditjet e forta të Ketës shin vendimtare në këtë sfidë, me shqiptarin që nuk i dha asnjë shans rivalit të fitojë.Edhe pse Ferit Keta nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur për këtë duel, ai tregoi një formë të mirë sportive.

I stërvitur nga vëllai i tij, Gjetan Keta, boksieri kuqezi u tregua i sigurt në ring, duke qenë i saktë në goditjet e tij dhe e meritoi këtë triumf, duke mbajtur lart flamurin shqiptar.

Baby Boo