Boki 13 lirohet nga parabu*rgimi


Boki 13 lirohet nga parabu*rgimi. Pas një viti e tre muaj pas grilave me vendim të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesën e tij Bojan Jovanovski del nga bu*rgu i Shutkës.

Ai fillimisht u dënua me 9 vjet bu*rg në rastin “Reket” i cili ka të bëjë me zhvatjen e një milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev ku përveç Bokit 13 me shtatë vjet bu*rg u dënua edhe Katica Janeva si dhe Zoran Milevski – Kiçeec me tre vjet.

Boki 13 para një muaji u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për ndezje në lukth problem për të cilin ankohej gjatë gjykimit. Ai është akuzuar edhe në një rast tjetër për mashtrim përmes Lidhjes Ndërkombëtare por ky gjykim është shtyrë disa herë për shkak të shëndetit të Bokit 13.

Baby Boo