Boki-13 doli nga burgu, babai i tij dërgohet në Shutkë


Boki 13 dhe babai i tij Mile Jovanovski ndërruan rolet. Moderatori u largua nga burgu i Shutkës pas më shumë se një viti kurse babai i tij përfundoi atje. Mile Jovanovski do të qëndrojë prapa grilave për 90 ditët e ardhshme, pasi u dë*nua për su*lm. Avokati i Bokit tha se ai nuk ka pasur kushte në b*urg që të shërohej pas operacionit në lukth.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për një ulçerë gastrike të shpërthyer, ku gjatë atij operacioni, iu hoq lëngu nga zgavra e barkut me peshë рrеј dy kilogramë. “Kështu që gjendja e tij shëndetësore ishte e dë*mtuar seriozisht, dhe për ato katër ditë ndërsa ishte në burgun hetues në Shkup, u pa që nuk mund t’i jepej një regjim i duhur higjeno-dietal, dhe kjo është arsyeja pse ai u dërgua përsëri në spitalin 8 shtatori”-tha Sashko Dukovski, avokat i Bokit.

Boki 13 do të qëndrojë në arr*est shtëpiak derisa Gjykata e Apelit të marrë një vendim përfundimtar mbi rastin Reketi, pasi ai ankohej për dën*imin e lartë me bu8rg prej nëntë vjetësh. Boki 13 u dë*nua në qershor të këtij viti, për zhvatje të mbi një milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Përveç tij, ish-shefja e Prokurorisë Publike, Katica Janeva, u dën*ua me shtatë vjet burg, si dhe ndërmjetësi në zhvatje, Zoran Milevski – Kiçeec, i cili u dënua me tre vjet bu*rg. Kundër Boki 13 edhe babait të tij Mile, ka edhe një rast tjetër për mashtrim përmes organizatës së tij humanitare “Alenaca ndërkombëtare”.

Baby Boo