Bogovina do të realizojë projekte të financuara nga BE

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emsuiu, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Platformës nacionale për gratë sipërmarrëse, e cila është formuar përmes projektit të kofinancuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Shoqata e grave afariste në partneritet me Shoqatën e Odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Federatën kombëtare të fermerëve dhe Fondacionin për menaxhment dhe hulumtim industrial.
Kryetari shprehu se është i gatshëm për bashkëpunim dhe nënshkruajti Deklaratën për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së grave sipërmarrëse. Me anë të kësaj, Komuna e Bogovinës do të jep kontribut të rëndësishëm në forcimin ekonomik dhe social të shoqërisë në tërësi.