Bogdanoviq do ndihmë për shumëkatëshet te “Holidej in”, Antikorr*upsioni propozon të pezullohet plani i kontestueshëm urbanistik


Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq kërkon ndihmë nga institucionet me qëllim që të ndërpritet ndërtimi i objekteve shumëkatëshe te “Holidej In”. Edhe pse nuk deshi të japë përgjigje konkrete për cilat institucione e ka fjalën, megjithatë tha se në qoftë se kryenin punën për të cilën marrin rrogë, atëherë shumë gjëra do të ishin ndryshe.

“Të gjitha lëndët i dorëzojmë në institucionet kompetente – aman hajde ndërmerrni diçka. Domethënë, kemi një plan të paharmonizuar, komisionet e kanë dëshmuar këtë dhe ne veprojmë sipas asaj. Ne veprojmë, por nëse dikush nuk e “kap për qafe” atë që e ka bërë planin në vitin 2012, atë që e ka miratuar, kot po diskutojmë tani. Gjykata Kushtetuese thotë se kjo është ligjore, Gjykata Kushtetuese thotë – është e vërtetë se janë tejkaluar parametrat, por nuk keni të drejtë”, tha Bogdanoviq.

Bogdanoviqi sot kërkoi ndihmë edhe nga kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me zbatimin e lëndëve që kanë të bëjnë me miratimin e planeve të detajuara për të cilat Komuna ka hapur procedura. Shefja e Antikorrupsionit i porositi – të kërkojë të pezullohet plani i kontestueshëm urbanistik për shumëkatëshet tek “Holidej In”.

“KSHPK ka vepruar për më shumë lëndë të cilat kishin të bëjnë me këtë PDU të kontestueshëm dhe me shitjen e lokacionit dhe dhamë rekomandime deri te Komuna Qendër për rre*ziqet e mundshme nga korr*upsioni dhe ndikimi i pronarëve ndaj planifikuesve gjatë përgatitjes së planit. Për shkak të paqartësive juridike dhe përgjigjeve të ngadalshme të institucioneve kompetente, këto do të përmend Ministrinë për transport dhe lidhje dhe bashkëpunimin me Komunën Qendër, ky plan ende nuk është pezulluar. Inkurajoj kryetarin e komunës të mendojë para se të sjellë vendimin për dhënien e lejes së planit, të shqyrtojë të gjithë mundësitë për të pezulluar planin dhe të mos sjellë vendim për lejimin e ndërtimit të planit i cili nuk është në përputhje me Planin e Përgjithshëm Urbanistik”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Pasi ishte zbuluar se në tokën te hoteli “Holidej In”, është planifikuar të mbijnë ndërtesa të larta me nga 15, 20 dhe 25 kate, dhe pasi doli zgjidhja ideore e projektit, qytetarët përmes një peticioni me të cilin filluan të mbledhin nënshkrime në rrjetet sociale, porosisin se nuk do të lejojnë që në zemrën e kryeqytetit të ndërtohen rrokaqiej betoni. Shumëkatëshet që duhet të ndërtohen te “Holidej In”, do të kenë 400 banesa në të cilat është paraparë të akomodohen rreth 1.200-1.300 njerëz, tha arkitekti Martin Panovski, ku ishte prezantuar edhe fotografia se si do të duket projekti. Panovski pohon se projekti do të përmbajë pjesë për këmbësorë, qasje të hapur drejt sheshit dhe gjelbërim.

Baby Boo