Boçvarski e mori nga Sugareski funksionin ministër i Transportit dhe Lidhjeve


Bllagoj Boçvarski sot e ndërmori funksionin si ministër i Transportit dhe Lidhjeve nga ministri i deritanishëm Goran Sugareski.

Në takimin me Sugareskin e falënderoi për punën e suksesshme në Ministri dhe biseduan për realizimin dhe vëllimin e projekteve që punohen në këtë resor, si dhe për projektet e ardhshme që realizohen në infrastrukturë”, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

“Më vjen mirë që jam ministër në një nga ministritë më rë rëndësishme në shtet e cila është shtytës i ndryshimeve infrastrukturore dhe ekonomike. Ky është nder i madh, por edhe sfidë e madhe për mua. Kjo Qeveri investon më së shumti mjete në histori për projektet infrastrukturore ashtu edhe do të vazhdojmë. Krijojmë infrastrukturë moderne, sigurojmë kushte më të mira për qytetarët dhe e zhvillojmë ekonominë, vazhdimësinë e tillë do ta vazhdojmë duke u obliguar para qytetarëve se në mënyrë transparente dhe të ndershme do të punojmë për të siguruar prosperitet për të gjithë”, deklaroi Boçvaraki.

Ai do ta vazhdojë ditën e punës në takime me odat ekonomike në vend.

Baby Boo