BMW-ja që u qëllua me breshëri pl*umbash ishte nisur për të kryer at*entat? Çfarë u gjet brenda mjetit


Një mjet tip BMW me targa të vjedhura u qëllua ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin në Shqipëri, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut në afërsi Urës së Zezë mbi lumin Shkumbin në fshatin Papër. 20 pl*umba automatiku janë lëshuar në drejtim të makinës nga një mjet tjetër në lëvizje. Objektivi po lëvizte në drejtimin nga Elbasani për në Peqin.

Mjeti ka vazhduar rrugën edhe për rreth 100 metra dhe ka ndaluar pranë një lokali të braktisur në anë të rrugës. Autorët që kanë qenë brenda mjetit e kanë braktisur atë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për rastin është njoftuar Elbasanit.Forca të shumta policie janë nisur drejt fshatit Papër dhe kur kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur vetëm mjetin e shpuar disa herë nga pl*umbat dhe me gomat e shfryra. Edhe drejtori i policisë Ardjan Çipa ishte prezent në vendngjarje.

Menjëherë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga verifikimet e kryera rezulton se targa e mjetit tip BMW ka qenë e vjedhur në Durrës më datë 18.04.2021. Nga kontrolli brenda mjetit një bidon të mbushur me 5 litra benzinë, si dhe një kallashnikov. Po ashtu, ka dyshimet se një person mund të ketë mbetur i pl*agosur, megjithatë nuk rezulton të jetë paraqitur në spital.

Rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende mister. Kallashnikovi, targat e vjedhura dhe benzina brenda mjetit kanë bërë që hetuesit të dyshojnë se ka qenë pikërisht ky mjet dhe personat brenda tij që mund të jenë nisur për atentat dhe ndoshta plani nuk ka funksionuar pasi janë pikasur nga grupi tjetër. Pista e hetimit mbetet ajo e një atentati mes grupeve rivale, por që nuk ka funksionuar. Policia dhe prokuroria Elbasan po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./KlanNews/

Baby Boo