Bllokohet shpërndarja e të punësuarve përmes MO-së


Valon Beluli nuk është paraqitur në punë në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë sot. E kërkuam, por nuk e gjetëm. Ai është një nga 1.717 nëpunës civil të punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë dhe së fundmi është vendosur se në cilin institucion duhet të punojë. I punësuar është që para 9 vitesh dhe me rroga mujore prej 25,216 denarë, raporton Tv Tela, përcjell FLAKA.

Megjithëse ligji është shkelur dhe ai nuk shfaqet në vendin e punës, Beluli nuk do të largohet dhe as do t’i kërkohet përgjegjësi. Por nuk është i vetmi. Procesi i rishpërndarjes së punonjësve sipas MO-së është bllokuar plotësisht.

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika nuk përgjigjet për këtë çështje. Dhe sot, u shmangë gazetarëve dhe nuk u paraqit në seminarin e Ross Roth ku ai duhet të kishte adresuar pikërisht këtë temë për të cilën punonjësit e kabinetit të tij kishin përgatitur dhe fjalim për të. Deklarata e shkurtër me shkrim që i është dërguar Tv Telma thekson se procedura e nënshkrimit të marrëveshjes është në një fazë të avancuar dhe po punohet intensivisht për të zgjidhur këtë problem. Dhe përderisa këta zyrtarë marrin vite pagesë pa një detyrim pune, reforma e administratës publike mbetet një pengesë dhe një nga kushtet kyçe për marrjen e një datë për fillimin e negociatave me BE. Shënimet kanë të bëjnë me profesionalizmin, gjerësinë dhe punësimet partiake.

Sipas të dhënave më të fundit në administratën shtetërore janë 139 009 persona të punësuar. Pa të punësuarit të përkohshëm dhe pa punonjës në shoqëritë aksionare ka 128 722 punonjës në 1,299 institucione. FLAKA

Baby Boo