Bllokohen mërgimtarët, mbyllen pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak


Janë mbyllur pikat kufitare me Serbinë në Jarinje dhe Bërnjak. Më herët gjatë ditës pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarnijë ishin deri në një orë, ndërsa tani Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se kjo pikë dhe ajo në Bërnjak është mbyllur krejtësisht.

Këto janë një nga pikat më të përdorura për mërgimtarët që vinë për pushime në Kosovë, ato u mbyllen pasi serbët e Kosovës kanë bllokuar rrugët në veri të vendit. Po ashtu, raportohet për pritje të gjata deri dy orë në pikat tjera që lidhin Kosovën me Serbinë.

Baby Boo