BLLOKOHEN 4 HOTELE LUKSOZE NË SARANDË, KSAMIL DHE HIMARË (JA KUSH JANË PRONARËT- EMRAT)


Katër hotele luksoze në Sarandë, Ksamil e Himarë janë bllokuar nga Drejtoria e Hetmit Tatimor Jugor pas një kontrolli ushtruar dje me qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore në terren (Sarandë, Ksamil, Himarë, etj.) është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që nuk e kanë aktivizuar aktivitetin e tyre ekonomik, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje, që nuk disponojnë fatura të produkteve apo shërbimeve, apo që nuk regjistrojnë punonjësit.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datën 11 korrik, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Ilia Kolagji, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Mimoza Ali, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Alqiviadhi Llazari, me vendndodhje në Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Marilena Hotel Ksamil, penalizim për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50,000 lekë. Për këtë subjekt u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, sakaq, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

Baby Boo