Bllazheski: “Masat e qeverisë të dizajnuara për mbijetesë, por të papërshtatshme në plan afatgjatë”


Pakoja e masave të qeverisë është për mbijetesë, për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, por shpenzimet për buxhetin janë shumë të larta, thotë profesoresha universitare Nikica Mojsoska Bllazheski në emisionin “Magazina Ekonomike”.

“Një vlerësim i thjeshtë i subvencioneve për çmimet e energjisë, në bazë vjetore do të ishin sa kostoja totale e shtetit për të gjitha nivelet e arsimit. Nga 3.6 në 4% të PBV-së. Është vërtet e frikshme nëse e mendon atë në plan afatgjatë. Ne japim para nga buxheti për sot, por nuk po mendojmë se si do të krijojmë kapital njerëzor apo si do t’i rrisim pagat”, është shprehur Bllazheski./ Alsat.mk

Baby Boo