BLINDOHET ELBASANI, RENEA ME SNAJPERA MAJË PALLATEVE, 670 FORCA NË TERREN (FOTO)


Pak minuta përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Elbasan Arena”, forcat e policisë dhe RENEA kanë blinduar çdo arterie të qytetit.

Në taracat e pallateve shihen snajpera teksa monitorojnë me dylbi ndërsa prezencë të madhe policore ka edhe në rrugët e qytetit si dhe pranë stadiumit ku po kryhen kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve.

Rreth 670 forca policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Baby Boo