Blici serb: Veprimi i priftit tonë, ka dëmtuar rënd interesat e serbëve të Kosovës


Derisa “Novosti” e çojnë në qiell veprimin e priftit serb në Koshare, është një tjetër gazetë atje që thotë se me këtë veprim do të humbin më së shumti serbët e Kosovës. Sipas gazetës “Blic” videoja e krijuar për të tërhequr vëmendjen, përmbushi qëllimin e saj themelor. Ajo u bë virale, aktori i tij kryesor përfitoj, por në fakt ky klerik u bëri shumë më tepër dëm serbëve nga Kosova sesa dobi.

“Të thuhet e vërteta, nuk ka asnjë përfitim nga kjo lëvizje për serbët nga Kosova, dhe përfituesi i vetëm është aktori i saj në popullaritetin e menjëhershëm që i solli atij. Fatura për atë popullaritet do të paguhet nga serbët të cilët qëndruan në Kosovë, përkundër gjithçkaje”, thuhet në reagimin e gazetës serbe “Blic”.
Po sot Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic, ka thënë se prifti që e ka hequr flamurin kombëtar nga Kosharja nuk ka lidhje me kishën.

Janic përmes Facebook-ut ka thënë se distancohen nga këto veprimtari që rrezikojnë marrëdhëniet midis komuniteteve etnike dhe fetare. “Për të gjitha viktimat ne lutemi rregullisht në tempuj, veçanërisht për të rinjtë që vdiqën në lu*ftë”, ka shkruar ai. Këto sjellje ai i ka quajtur të papërgjegjshme.

“Sjellja e papërgjegjshme e individëve që vijnë në Kosovë vetëm për të regjistruar materiale, video të bujshme shkaktojnë dëm kryesisht për njerëzit tanë të cilët kanë mbetur të jetojnë këtu”, ka thënë Igumeni i manastirit të Deçanit. Dje në mesditë, u largua flamuri Kombëtar në Koshare, nga një prift serb.
Ndërkohë për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të iniciojë hetim dhe padi për priftin serb.

Baby Boo