Bleron Baraliu thirrje Albin Kurtit: Ndaleni urrejtjen ndaj Amerikës


Bleron Baraliu, financier që jeton në Shtet e Bashkuara të Amerikës, ishte njëri prej mbështetësve më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të fundit. Ai i bën apel kryeministrit, Albin Kurti, që t’i ndalë neokomunistët dhe militantët e tij që po vjellin vrer ndaj SHBA’ve.

“I baj thirrje publike Albin Kurtit me i ndal militantat imbecile te VVse qe po vazhdojne me hanger materie xhirizore ne tëitter ndaj Grenell & co, e me i leju hapesire njerezve qe marrin vesh ne politike me u marr me politike”, ka shkruar Baraliu.
Baraliu i quajti militantët e Kurtit: neokomunistë të zjarrtë dhe të tmerrshëm.

“Te gjithe neokomunisteve te zjarrte, ju lutem, mbajeni te mbyllur urrejtjen tuaj ndaj Amerikes, se paku deri sa te keni vizituar nje here Ameriken. Jeni te tmerrshem, po na e qoni gerdine. Schopenhaueri po sillet ne varr nga gerdia!”, përfundon Baraliu.

https://www.facebook.com/bleron.baraliu/posts/2783482238403227

Baraliu ditë më parë ka kritikuar politikanët kosovarë se kanë ulur raportet Prishtinë-Uashington, duke i quajtur amaterë pa përjashtim të gjithë akterët e skenës politike të Kosovës.

“Jeni amaterë, jeni të tmerrshëm, jeni të gjithë një, pa përjashtim, por bëhuni bashkë e gjeni zgjidhje konstruktive për të shtyrë përpara interesat e popullit dhe vendit, sa nuk keni përfunduar në altarin e poshtërsisë e dështimit si gjenerata paraardhësish tuaj”, kishte shkruar ai.

Baby Boo