Blero ‘thumbon’ politikanët: E keni mundësinë të mësoni, mos gaboni me mungu


Sot (e hënë) ka filluar së zbatuari procesi mësimor online për klasën 1 deri 5, gjersa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri 9, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Mësimi në distancë nga klasa 1 deri 5 do të jetë fillimisht në gjuhën shqipe dhe matematikë, të cilat do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4.
Lidhur me këtë, një reagim së fundmi në rrjetet sociale e ka bërë këngëtari Blero Muharremi, në të cilin ka përfshirë politikanët e Kosovës.

Me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Blero ka dërguar një mesazh drejtuar politikanëve.

“Politikanë tanë të dështuar. Ja tani e keni mundësinë të mësoni, mos gaboni me mungu”, është përshkrimi sipër imazhit.

Si shumë nga artistët e tjerë, edhe Blero përmes postimeve në rrjetet sociale i ka këshilluar ndjekësit të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe të kujdesen më shumë për veten e tyre.

Baby Boo