Blerim Sejdiu i përgjigjet Ilire Dautit (DOKUMENT)


Blerim Sejdiu: “ Në lidhje me shkollën e Leshnicës

Të nderuar bashkëqytetarë,
Edhe pse në debatin e mbrëmshëm në Klan Maqedoni, në lidhje me ndërtimin e shkollës fillore në Leshnicë e poshtme e konfirmova se ky objekt shkollor ndërtohet nga buxheti i komunës së Zhelinës (faza 1) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (faza 2), për hirë të opinionit përsëri detyrohem që për të njëjtën gjë, të prononcohem edhe me fakte zyrtare – të dokumentuara në vitin 2021.
Zonja deputete, fillimisht nuk është cilësi e një zonje ta nisë shkrimin që në start me akuza dhe ofendime, duke më cilësuar mua si “shpifës”. Nëse unë mbrëmë në debatin televiziv kam deklaruar se, nuk është e vërtetë që komuna e Zhelinës ka pranuar mjete financiare për ndërtimin e shkollës në Leshnicë, kjo nuk do me thënë se ju duhet të ndjeheni e ofenduar. Unë aty kam thënë të vërtetën, dhe e vërteta është se ne, nuk kemi pranuar mjete si komunë e Zhelinës.
Sido qoftë, po jua rikonfirmoj se mjetet me vlerë prej 3.000.000 denarë për të cilën ju pretendoni se na janë siguruar neve si komunë e Zhelinës, të dedikuara për ndërtimin e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë e poshtme, janë vetëm KËRKESË nga ana juaj si deputetë të opozitës deri tek Parlamenti i R.Maqedonisë së Veriut (mund të vërehet edhe në dokumentin tuaj), por kjo nuk nënkupton se kjo Kërkesë e juaj është miratuar dhe se këto mjete na janë dërguar neve si komunë.
E ripotencoj për të satën herë! Nëse keni dokument se këto mjete që pretendoni ju, se janë miratuar apo na janë dërguar neve, publikojeni këtë dokument. Pra, ju lutem publikojeni dokumentin e miratimit të mjeteve, e jo dokumentin e kërkesës tuaj për këto mjete.
Edhe njëherë, ju faleminderit të gjithëve që keni lobuar gjithandej nëpër institucione app debate televizive për të ndihmuar komunën ku banoni ju, mirëpo kjo nuk nënkupton se i keni fituar mjetet nëse keni mbajtur deklaratë, keni kërkuar apo keni lobuar. Po të ishte ashtu, neve si komunë detyrimisht do t’na kishin arritur mjetet në formë zyrtare e dokumentative.
Në lidhje me këtë, po j’ua bëjmë një krahasim të shkurtër. Nga lobimi dhe kërkesa e deputetit Kastriot Rexhepi në Parlament, i cili në komisionin Parlamentar kërkoi mjete në lidhje me ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Zhelinë, këta mjete u miratuan dhe në formë të shkruar e zyrtare u njoftuam si Komunë nga Ministria e Kulturës, se na janë ndarë (siguruar) 2.500.000 denarë (në shtojcë e keni dokumentin).
Të nderuar qytetarë, jemi në fushatë zgjedhore dhe nuk do dëshiroja që të merrem më shumë me këtë temë, pasi që kjo është shumë e qartë.

Në shtojcë jua paraqes dokumentacionin e ndërtimit të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në Leshnicë të poshtme, si dhe kopje se duket dokumenti i mjeteve të siguaruara për Pallatin e Kulturës nga deputeti K.Rexhepi.

ps. Sa i përket kërkesës së deputetes e cila kërkon që komuna e Zhelinës t’i sigurojë zyrë deputeti, është e pamundur pët shkak të mungesës së hapësirave në komunë.
Po jua përsëris pra edhe këtë, pasi që për këtë temë kemi qenë në komunikim edhe me zyrtarë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.
E nderuara Ilire, po ju ftoj të na vizitoni në komunën e Zhelinës dhe të shihni edhe vetë ju, në prezencën edhe time gjendjen e hapësirave në komunë, dhe do të bindeni se nëse nuk ham hapësirë të lirë, nuk dmth se e kemi refuzuar kërkesën tuaj si deputete”.

Baby Boo