Blerim Latifi: Kosovën nuk e çliroi Erdogani, por Amerika


Pas reagimit të ashpër të Turqisë, rreth hapjes së ambasadës së Kosovës, në Jeruslame, ka reaguar edhe filozofi Blerim Latifi në një postim në rrjetin social Facebook.
Profesori Latifi në reagimin e tij ka shkruar se Amerika nuk ka investuar kot në Kosovë, që ajo të bëhet ‘vilajet i Erdoganit’.

Postimi i plotë:

Amerika nuk e bombardoj Serbinë, nuk e sponsorizoj pavarësinë e Kosovës, nuk e mbrojti atë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk e nxiti krijimin e Ushtrisë së Kosovës, e shumë e shumë gjëra të tjera, që me ardhë Sulltani Erdogan e me kthy Kosovën në vilajet të vetin. Të jemi të qartë në këtë pikë! Këtu ka plot politikanë e kopukë të ndryshëm që për pak pare e shesin shpirtin, por Kosova nuk mund të kthehet pas në gabimet e mëdha historike.Kurrë.

Baby Boo