Blerim Bexheti: Shumë shpejtë do të finalizohet Poliklinika e Sarajit


Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme ndërtimin e Poliklinikës në Saraj.
Ka falënderuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministrin Ilir Hasani për korrektësinë, dhe premtoi, se punimet për ndërtimin e Poliklinikës do të përfundojnë shumë shpejtë.

“Dua të falënderoj ministrin Filipçe dhe zëvendësministrin Hasani për korrektësinë. Mendoj se me një tempo të tillë siç vijojnë punimet shumë shpejtë do të jetë në fazën finale dhe përfundimisht qytetarët do t’i kenë shërbimet shëndetësore”, tha Bexheti.
Ndërkaq vlerësoi, se ndërtimi i kësaj poliklinike është në interes edhe të komunave tjera.

https://www.facebook.com/watch/?v=285190576298573

Baby Boo