Blendi Fevziu lavdata Policisë së Kosovës: Duken si amerikanë, s’kanë lidhje me Ballkanin fare


Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka dhënë vlerësime maksimale për Policinë e Kosovës, gjatë emisionit të së martës.

Derisa po diskutohej në studio për sulmin terrorist në veri, gazetari Artan Hoxha po fliste për aksionin shumë të mirë që e realizoi Policia e Kosovës në veri.

Ndërkaq gazetari Blendi Fevziu tha se përveç që janë të trajnuar edhe policët e thjeshtë kur të ndalojnë në rrugë, duken si amerikanë.

“Edhe policët që të ndalojnë në rrugë janë si amerikanët, s’kanë lidhje me Ballkanin fare”, tha Fevziu.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri aksioni i suksesshëm i Policisë në veri kundër terroristëve u mbështet fuqishëm.

Baby Boo