Blendi Fevziu blen Mercedes Benz 2020 me çmim marramendës


Blendi Fevziu është padyshim gazetari më i pasur në Shqipëri.
Ai gjeneron të ardhura të shumta nga emisioni i tij “Opinion”, por edhe nga bizneset apo pronat.
Së fundmi gazetari i ka bërë vetes një dhuratë mjaft luksoze për Vitin e Ri.

Fezviu ka blerë një automjet të ri, Mercedes Benz S Class, të vitit 2020, versioni më i fundit dhe më luksoz i kompanisë gjermane.
Një automjet i tillë në Gjermani ka çmim fillestar 110 mijë euro dhe më pas në rritje në bazë të versioneve.
Duke llogaritur edhe tarifat e doganimit në Shqipëri, Fevziu duket se e ka marrë me një cmim edhe më të kripur.
Ai më parë përdorte një automjet të tipit Audi A8, me vlerë në ditët e sotme rreth 40 mijë euro.

Baby Boo