Blejnë shtëpi luksoze, Shkurte Gashi dhe Robert Berisha bëhen fqinjë (FOTO)


Artisti shqiptar, Robert Berisha, ka bërë një njoftim në rrjete sociale por që kësaj radhe nuk ka të bëjë me muzikën.

Ai përmes disa postimeve që ka publikuar në InstaStory bën të ditur se ka blerë një shtëpi të re në një lagje luksoze të Prishtinës.

Por siç duket, ai do të ketë për fqinj artisten Shkurte Gashi së bashku me bashkëshortin e saj, Albert Limanin, të cilët po ashtu kanë zgjedhur të njëjtin vend.

Berisha në postimin e bërë shfaqet përkrah Shkurtes duke thënë se gjithnjë kanë qenë miq të mirë e tani edhe komshinj.

Duket të jenë vila luksoze e moderne që nuk ka dyshim se kanë edhe një çmim marramendës për t’u blerë.

Të dy artistët janë pjesë e estradës që shumë vite e natyrisht se kanë pasur edhe përfitime të mëdha dhe kjo tanimë është dëshmuar.

Të njëjtit këtë kohë kanë bërë paksa një tërheqje nga projektet muzikore, pasi Gashi është përkushtuar më shumë në jetën personale me lindjen cheap replica watches e djalit e Berisha në emisionin e tij, “Robi plaket kur don vet”.

Baby Boo