Bledi Mane për Luizin: Ai është frikacak, nuk ka pasur kurrë një femër si Kiara më parë


Bledi Mane duket se ka filluar disa orë para fillimit të Prime, përplasjet me Luizin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ditën e sotme, teksa disa nga banorët ishin duke shprehur shqetësime për sjelljen e Luizit ndaj tyre, ai ka thënë se Luizi po tregon se është një djalë i frustruαr dhe se një jetën e tij nuk ka pasur kurrë një vajzë si Kiara.

Mane dihet për qëndrimim e tij për Luiz Ejllin pasi e ka thënë nëpër intervista televizive para se të hynte në shtëpinë e Big Brother.

Luizi ia bëri të qartë që ai e di për çfarë ka hyrë Mane në shtëpi kështu që e paralajmëroi që mos ti ngelet qejfi në kuadër të lojës.

Jashtë takohemi e mund të jemi edhe shokë i tha atij Luizi, këtu brenda vlla mos ma merr personale sidomos këto dy javë që je me imunitet dhe nuk je baraz me mua që mund të nominohem.

Baby Boo