Biznesmeni nga Tetova Islam Ramizi pret në takim ambasadorin e Italisë tek kompania e tij Maktois


Biznesmeni tetovar Islam Ramizi sot ka pritur në takim tek kompania e tij “Maktois” ambasadorin e Italisë në RMV z.Andrea Silvestri ku kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen me partnerët italian të kompanisë!

Kompania “Maktois” me pronar Islam Ramizin ka në vete 200 puntor dhe rënditet një ndër kompanitë më të suksesshme në vend, ku bën prodhimin dhe montimin e lojrave Kinder nga kompania e famshme italiane Ferrero. Kompania ndodhet në fshatin Leshkë komuna e Tearcës shkruan Pa Censurë!

Ramizi për takimin shkruan: “Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Tearcës z. Nuhi Nezirin mirëpritëm ambasadorin e Italisë në RMV z.Andrea Silvestri për vizitë në kompaninë tonë MAKTOIS, falënderojmë për mbështetjen në bashkpunimin tonë me partnerët tanë Italian!“

Islam Ramizi njihet si biznismen i suksesshëm ku në vete menaxhon disa biznese edhe atë pos “Maktois” ka restorantin e njohur në Tetovë “Grand”, kompaninë “Kabi Invest” si dhe kompani tjera!/Pa Censurë

Baby Boo