Biznesmeni nga Kosova do t’i dhurojë 3 mijë eurot e Trustit për familjet e varfëra


Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka vendosur që 3 mijë eurot që do të marrë nga Trusti. t’i dhurojë për bamirësi, shkruan Gazeta Metro.
Piraj ka në Trust 30.000 euro kursime, 10% i kësaj shume i bie 3000 euro dhe të gjitha këto do t’i japë për bamirësi.
“I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!Allahu im ma prano”, ka shkruar ndër të tjerash Piraj në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:
Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit!Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro!Unë kam vendos që këto para ti dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!Allahu im ma prano.

Baby Boo