Biznesmeni i njohur Kamçev: Katica Janeva i mori mijëra euro e para në një kuti këpucësh


Ai tha se procesi i hapur “Perandoria” nga ish Prokuroria Speciale ndaj kompanisë së tij ishte i konstruktuar për ta zh vatur ate. Sipas tij, regjisorët e këtij rasti janë në gjykatë, duke drejtuar gishtin tek Boki 13, që siç tha Kamçev fillimisht i ka kërkuar reklamim në 1TV, më pas i ka ofruar një projekt biznesi. Me rastin e ngritur ndaj tij për herë të parë Kamçev është njohur nga avokati Vasil Dimishkov, i cili i ka kërkuar 100 mijë euro për masa më lehtësuese por të gjitha këto janë refuzuar nga unë. Biznesmeni ka thënë se në disa raste ka komunikuar dhe është takuar me Boki 13 dhe biznesmenin tjetër Kiçeec që ishin dy figurat e përfshira me Katica Janevën. Kamçev ka thënë se në një rast ka biseduar me spikerfon me Katicën, ndërsa në takim ka qenë edhe djali i saj, Llazar Janev. “Një shumë prej 350 mijë euro është paguar nga Ana Kamçeva. Bojan Jovanovski paratë i ka future në një kuti këpucësh dhe këtë dhuratë ia ka dërguar Katica Janevës. 150 mijë euro të tjera i janë dhënë Kiçeecit”, theksoi Kamçev. Ai më tej ka thënë se Boki 13 i ka thënë se duhet të jap shuma mbi një milionë euro, sepse nën to nuk do të dëgjonte Katica Janeva. Sipas tij, shuma totale për ta liruar nga ky proces dhe për të mos e ndjekur ka qenë 8 milionë euro dhe se kësti i parë që duhej paguar ishin një milionë euro.

Baby Boo