Biznesmeni Fatmir Osmani që vepron në Zvicër, jep donacion për zjarrfikësit në Tetovë!


Fatmir Osmani nga fshati Veshallë i cili jeton dhe vepron në Zvicër, deri tek Njësia e zjarrfikësve në Tetovë, ka dhuruar donacion një numër të madh të mjeteve të punës, të cilat do të ju vinë në ndihmë zjarrfikësve.

Drejtori i NJTKZ-Tetovë, Uka Aliti ka shkruar:

Falemnderim publik deri te z.Fatmir Osmani, nga Will i Zvicrës, i cili tregoi humanitet në vepër, duke na dërguar pajijse kundër zjarrit, si dhe kompaninë “VELIU KOMPANI” të cilët bënë transportin e të njejtave, deri tek NJTKZ – Tetovë.

Kjo vepër humane tregon përkushtimin dhe atdhedashurinë e njerëzve tanë, që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, duke menduar në çdo kohë për vendlinjen.

Humaniteti i njerëzve të tillë, na jep shtytje dhe na motivon në punën tonë, që të jemi sa më efektiv në mbrojtje të qytetarëve, në çdo aspekt.

Falemnderit nga NJTKZ – TETOVË
Respekt!

Baby Boo