Bislimovski: “Rritja e shpenzimit të rrymës vjen edhe për shkak të prodhimit të “Bitcoin””


Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski theksoi se rritja e shpenzimit të rrymës elektrike në Maqedoni vjen edhe për shkak të prodhimit të “Bitcoinit”.
“Posaçërisht në pjesët e Shkupit. Krahas kësaj, kemi edhe vjedhje të rrymës elektrike. Nga të dhënat që ne po disponojmë, kemi kapur disa amvisëri të cilët ilegalisht prodhojnë “Bitcoin” dhe kyçen në ndriçimin publik”, tha Bislimovski.

Sipas tij, secila amvisëri është e kufizuar të merr energji elektrike deri në një sasi të caktuar.
“Siguresat lejojnë një sasi të caktuar të merret nga sistemi. Ata i heqin dhe nuk e kuptojnë se kjo është problem. Instalimi mund të digjet dhe të shkaktojë zjarr. Nëse bëhet ligjërisht dhe paraqitet, nuk do të kishte problem. Kyçja ilegale mund të prekë ata që paguajnë dhe nuk keqpërdorin”, tha mes tjerash Bislimovski.

Baby Boo