Bislimovski: Rriten çmimet e naftës për 10% në RMV, shkak lufta Palestinë – Izrael


Kriza energjetike, e cila u thellua nga konflikti ruso-ukrainas, tani po intensifikohet për shkak të luftës së re në Lindjen e Mesme. Bota ka frikë se konflikti midis Izraelit dhe Hamasit mund të zgjerohet, të marrë përmasa më të mëdha se ngjarjet lokale. Dhe kjo krizë u reflektua fillimisht në tregun e “arit të zi”.

Kur në bursat botërore ngrihet çmimi i derivateve, autoritetet tona kanë reagime rekorde për ti rritur çmimet në tregun vendor, kurse kur në rastet kur në bursë nafta, benzina, mazuti e gazi shënojnë rënie, Komisionit Rregullator Energjetik i duhet pak më shumë kohë të del me vendim të ri për ulje çmimesh.

Kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski për një intervistë në “TVAlsat” tha se nga momenti që shpërtheu lufta në Izrael, çmimet e derivateve të naftës në bursën botërore janë rritur për 10%, gjë e cila u reflektua edhe shitjen me pakicë ne vendin tonë. Por, ai tha se çmimet si në kohë të pandemisë nuk do të ketë.

“Ne kemi metodologjinë e formimit të çmimit, siç e kanë edhe të gjitha vendet e rajonit, sipas të dhënave të Bursës Mesdhetare në Gjenova të Italisë, si për benzinën ashtu edhe për naftën. Lëvizjet aktuale janë me amplituda dhe mendoj që pak a shumë mbajmë çmimin e stabilizuar. Marzhën nuk iu kemi kthyer tregtarëve të derivateve të naftës, siç ishte para fillimit të krizës. A mund të kthehet çmimi i derivateve si nga koha e pandemisë? Nuk ka shanse të kthehen ato çmime të derivateve si në kohën e pandemisë”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Baby Boo