Bislimovski: “Na pret një vit i vështirë energjetik”


Të gjitha mekanizmat me të cilat disponon KRE do të shfrytëzohen për zbutjen e efekteve të krizës së çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. Sipas tij, kriza e çmimeve pritet të zgjasë deri në mars ose prill.

“Ajo që e them me më shumë përgjegjësi është se do të përdoren të gjithë mekanizmat që disponon KRE. Është fakt që po përballemi me një vit të vështirë me krizë, ku ka faktorë të jashtëm që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike dhe për mendimin tim, të gjithë ata palë të interesuara dhe operatorë të sistemeve dhe prodhues dhe furnizues e konsumatorë duhet ta mbajnë së bashku atë barrë” është shprehur Bislimovski.

Baby Boo